OSHEE ka njoftuar mëngjesin e sotëm në lidhje me një defekt elektrik që ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në tiranë, ku firma që është duke u marrë me ndërtimet e bulevardit të ri ka dëmtuar një fider elektrik çka ka lënë pa energji banorët e kësaj zone.
"Sot, rreth orës 10.30. fidri A12, ka pësuar avari, duke lënë pa energji elektrike zonën e “Don Boskos” deri në afërsi të rreth-rrotullimit “Zog i zi”. Ky fider, siç shihet nga fotot, ndodhet pranë kantierit ku po ndërtohet aktualisht bulevardi i ri i Tiranës, dhe punimet e papërgjegjshme të firmës private, kanë provokuar fidrin, i cili sot dha shenjën e avarisë. Brigatat e OSHEE janë duke punuar për një rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike”, njofton OSHEE.