Gjyqi ndaj Tiranës, Muzaka i lirë, fiton edhe pagat

Tirana

Gjyqi ndaj Tiranës, Muzaka i lirë, fiton edhe pagat

Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:29
Foto

Mosmarrëveshjet për çështjen e pagesave mes futbollistit Gjergji Muzaka dhe skuadrës së Tiranës e çuan pashmangshmërisht situatën në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

Në FSHF u vendos që mesfushori të cilësohet si një futbollist i lirë dhe pa detyrime kontratuale ndaj bardhebluve, ndërsa klubi kryeqytetas do t’i paguajë plot 106 milionë lekë të vjetra, nga mosrespektimi i akordit. 

Çeku i majmë, por edhe situata e nderë mes Muzakës dhe presidentit të Tiranës solli edhe tensionin e aksionerit më të madh të klubit kryeqytetas.

Gjergji Muzaka kështu ka fituar pjesërisht të drejtën për sa u përket pretendimeve për dëmshpërblim financiar, edhe pse jo pagesën e plotë që ai kërkonte.

Përfundon kështu me gjyq, aventura e dytë e mesfushorit me fanelën bardheblu Muzaka së bashku me Erjon Vucaj dhe Ansi Nikën janë largimet e janarit nga 24 herë kampionët e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat