Zjarrfikësit: Ja si të veproni kur bie zjarr në ashensor

Tirana

Zjarrfikësit: Ja si të veproni kur bie zjarr në ashensor

Më: 24 janar 2017 Në ora: 07:56
Ilustrim

Rasti i incidentit në ashensor që i mori jetën një nëne 30 vjeçare nuk është i vetmi në kryeqytet.

Mesatarisht 3 deri në 4 raste në ditë zjarrfikësit marrin telefonata dhe asistojnë në bllokimin e në kabinave të ashensorëve në zona të ndryshme të Tiranës.

Vetëm në 20 ditët e para të janarit shërbimi zjarrfikës i Tiranës ka asistuar në 134 raste shpëtimi në emergjenca të ndryshme. Sipas komandantit të rajonit nr. 3 të zjarrfikësve në Tiranë Arben Cara, pikat më problematike në kryeqytet mbeten pallatet brenda unazës por dhe zona e freskut. Ndërsa shkak për problemet me ashensorin janë luhatjet e tensionit si edhe mosmirëmbajtja e tyre.

Cara jep dhe disa këshilla për qytetarët të cilët në rast emergjence të mos kapen nga paniku dhe shtypin të gjithë butonat e ashensorit pasi kjo e bllokon atë.

I vetmi buton që duhet shtypur është ai i alarmit. Ai apelon se çdo dalje për në tarracë duhet të jetë e hapur pasi në të kundër gjithë pallati rrezikon të asfiksohet. Në rast zjarri në kryeqytet nga pala e dëmtuar gjithmonë ka pasur pretendime se zjarrfikësit kanë mbërritur me vonesë. Por, komandanti Cara sqaron se shkak për këtë nuk është gatishmëria e shërbimit zjarrfikës por rrugët e ngushta dhe parkimet e gabuara të mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat