Veliaj: Këtë vit prioritet zonat informale

Tirana

Veliaj: Këtë vit prioritet zonat informale

Më: 25 janar 2017 Në ora: 16:44
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Zonat informale dhe rurale do të jenë këtë vit në qendër të investimeve nga ana e Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa ka inspektuar punimet e rrugës “Selaudin Bekteshi” në njësinë numër katër u ndal tek modernizimi i Tiranës.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë: Kemi ecur në një 2 vjeçar fantastik për Tiranën, ku qeveria qendrore ka mbajtur premtimin për legalizimet, ndërsa qeveria lokale po mban premtimin për urbanizimin. Që legalizimi e urbanizimi të ecin bashkë, është ndoshta formula më ideale se si modernizohet sot Tirana. Ndaj, fillojmë sot një rrugë të re.

Materiali i filmuar u shpërnda për mediat nga zyra e shtypit e bashkisë, sipas së cilës Veliaj u ndal edhe tek zhvillimi i planit urbanistik dhe organizimi i qendrave policentrike.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë: Nuk mund të kemi qendra policentrike, nëse nuk ka infrastrukturë. Por është shumë e rëndësishme që e gjithë infrastruktura bazë, kanalizimet, rruga, ujësjellësi të funksionojnë paralelisht.

Kryebashkiaku ka ripërsëritur se investimet e kryera deri me tani po rrisin vlerën e pronës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat