Ikin 6 azilantë nga qendra e Tiranës, ja ku u gjetën

Tirana

Ikin 6 azilantë nga qendra e Tiranës, ja ku u gjetën

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 12:17
Ilustrim

Ikin nga qendra e azilit në Tiranë me qëllim që të largohen nga Shqipëria. Por 6 azilantë, të kombësive irakiene dhe iranian janë gjetur disa orë pasi u larguan.

Ata janë ndaluar nga policia në Shkodër, në tentativë për kaluar në Mal të Zi dhe më pas për në vende të tjera të Europës. 

Burime nga policia thanë se mbrëmjen e djeshme në orën 18:50 u kapën irakenët, Mohamed Ibrahim Hossein, Saësan Ahmed Yosef, Dine, Danya, Ibrahim e Ban Ibrahim Mohamed Hossein dhe iraniani Hamid Karimi, azilkërkues, ndërsa ky i fundit me leje qëndrimi Humanitare. 

Këta persona janë larguar nga qendra e azilkërkuesve në Babrru të Tiranë. Ata kanë deklaruar se në orën 15:00, kanë lëvizur me autobus deri në Shkodër dhe i kanë kërkuar taksistit R. B., për ti dërguar në Malin e zi, i cili u shoqërua në polici. Azilantët më pas janë kthyer për në qendrën e tyre në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat