Zona që do të ketë ndërprerje të ujit në Tiranë

Tirana

Zona që do të ketë ndërprerje të ujit në Tiranë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 09:54
Ilustrim

Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar se për arsye të një defekti teknik në stacionin e pompimit në depon e kombinatit, sot do të ketë kufizime të pjesshme gjatë orëve të drekës në zonën e kombinatit, Kodër-Sharrës dhe Prush.

Ujsjellësi me një njoftim dërguar mediave, ka siguruar qytetarët që stafi i UKT-së po punon intensivisht për të rikthyer në normalitet situatën e furnizimit me ujë në këtë zonë në një kohë sa më të shkurtër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat