Veliaj jep lajmin e mirë: Ulet çmimi i biletave të autobusit për ish-komunat

Tirana

Veliaj jep lajmin e mirë: Ulet çmimi i biletave të autobusit për ish-komunat

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 14:03
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Sot nga Farka, kryebashkiaku Veliaj dha një lajm të mirë edhe për banorët që jetojnë në ish-komuna, të cilët përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave të autobusit. Ai deklaroi se falë negociatave me kompanitë e transportit publik, është arritur ulja më e madhe e çmimit të biletave për qytetarët.

“Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme për të gjithë zonën lindore të Tiranës, duke filluar nga Kërraba, Baldushku, Bërzhita dhe stacionet që kalojnë në Farkë. Ne kemi pasur një takim dhe një negociatë që nuk ka qenë e lehtë, sepse siç e dini licencat e autobusëve janë dhënë nga ish-komunat, por megjithatë ne kemi bërë uljen më të madhe të tarifave që ka ndodhur ndonjëherë për linjat e autobusëve në fshat në Tiranën e madhe”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Veliaj premtoi se brenda dy viteve të ardhshme do të marrë fund edhe problemi i saktësimit të hartave të tokës.  “Unë e di që një nga problematikat kryesore ka qenë saktësimi i hartave të tokës dhe regjistrimi i akteve të marrjes së tokës në pronësi (AMTP). Fatmirësisht Prefekti, si ish-administrator njësie, e kupton fare mirë nevojën që kanë bashkia dhe prefektura për të bashkëpunuar për saktësimin e tokës dhe të kalojmë nga çudia me hartën e pronave, në një situatë ku secili merr aktin e marrjes së tokës në pronësi”, tha ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se Bashkia do të vijojë edhe projektin mbjelljen e pemëve të reja në kuadër edhe të projektit për Pyllin Orbital. Duke u ndalur tek investimet, Veliaj deklaroi se Bashkia do të vijojë bashkëpunimin edhe me donatorët për të përmirësuar infrastrukturën. “Ne kemi pasur disa rikonstruksione me donacion, siç është “Shkolla e Mesme e Bashkuar”. Jo vetëm që rregulluam shkollën, por me kërkesë të prefektit që në atë kohë ishte administrator, i vumë emrin e partizanit dëshmor ‘Alush Bardhi’”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se investimet do të prekin edhe rrugët, kanalizimet, ndërtimin e urave si dhe të qendrave komunitare.

Linjat, stacionet dhe çmimet e reja të biletave:

Linja nr. 11 Tiranë – Krrabë -Tiranë me itinerar vajtje dhe kthim në stacione.

Linja/Stacion Ishte/lekë Bëhet/lekë

Degëzimi i parë pranë xhamisë Krrabë 120 100

Stacioni i dytë te lagjja “23 Shkurti” 120 100

Stacioni i tretë te Përroi i Lerës 120 100

Stacioni i katërt te Lapidari në Mushqeta 120 100

Stacioni numër 5 te shkolla 9-vjeçare “14 nëntori” 120 100

Stacioni numër 6 pranë Pusit të Veliut 120 100

Stacioni numër 7 te “Mjalti”, 120 100

Stacioni numër 8 te Pallati i Beqarëve 120 100

Stacioni i nëntë, tek “Kafja e Xhafës” 100 80

Stacioni i dhjetë, tek lagjja “Magrip”, 100 80

Stacioni i njëmbëdhjetë te “Guri i Xhepit” 100 80

Stacioni te lagjia e “Banarakëve” 100 80

Stacioni te rrethrrotullimi në Ibë 100 80

Stacioni i katërmbëdhjetë te “Ulliri” 100 80

Stacioni Qendrës Shëndetësore 100 80

Stacioni në Njësinë Administrative Bërzhitë 100 80

Stacioni tjetër tek lagjja e Gjyzarakëve 100 80

Stacioni te lapidari në Dobresh 100 80

Stacioni te lapidari i Mulletit dhe te posta 100 80

Stacioni pranë resort “Herës” dhe karburant “Api”, 100 80

Stacioni 27 tek Ura e Farkës 70 40

Stacioni nr. 28 tek servis “Mondial” 50 40

Stacioni te hotel “Eklipsi” 50 40

Degëzimi i dytë, nga qendra e fshatit Skuterrë në Krrabë, 120 100

Nga kinemaja e vjetër në Krrabë 120 100

Nga xhamia në Krrabë 120 100

Linja 13 është Tiranë-Baldushk-Tiranë

Stacioni i Veskisë 120 100

Stacioni i fshatit “Koçaj” 120 100

Stacioni i tretë në Mustafa Koç 120 100

Stacioni i katërt në Isuf Koç 120 100

Stacioni tek Kthesa e Baldushkut në Fushaz 100 80

Stacioni në fshatin Vishaj 70 40

Stacioni tek ura e Farkës 70 40

Stacioni tek servis “Mondial” 70 40

Stacioni tek hotel “Eklipsi” 70 40

Stacioni tek restorant “Natyra e Qetë” 50 40

Degëzimi i dytë i Baldushkut i fshatit Kakunjë

Stacioni numër tre Mustafa Koç për Kakunjë 120 100.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat