Nis rikonstruksioni i kopshtit nr 18

Tirana

Nis rikonstruksioni i kopshtit nr 18

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 15:46
Erion Veliaj

Kopshti nr 18 i Tiranës do të mirëpresë vogëlushët në ambiente të reja të rikonstrukturara.

Ky institucion për të vegjlit i përketë njësisë dy dhe ndërhyrjet u bën jo vetëm për përmirësimin e kushteve ekzistuese por edhe zgjerimin e kapaciteteve; në kohën kur ka fluks kërkesash.

Kryebashkiaku Veliaj teksa inspektoi investimin e bashkisë së Tiranës tha se me këtë ritëm pune, me këtë cilësi shërbimesh do të veprojnë në të gjithë institucione ku akomodohen dhe qëndrojnë të vegjëlit.

Erion Veliaj : “ Kësaj here jam disafish më i lumtur sepse kopshti i fundit në “buqetën” e kopshteve që kemi rregulluar në Tiranë qëllon që është kopshti im dhe siç thotë ajo shprehja: “Këpucari këpucët e veta i rregullon në fund”, edhe kopshti im në fakt po rregullohet i fundit, megjithatë është lajm i mirë jo vetëm për mua, por edhe për prindërit që fëmijët e tyre janë të detyruar t’i çojnë në kopshtet 40 ose 41”

Në Tiranë gjithnjë e në rritje përsa i takon numrit të popullësisë, nevojat për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve të rinj janë emergjente. Kryebashkaku thekson se përveç rikonstruksioni po punohet për hapjen e institucioneve në reja në çdo zonë të Tiranës.

Erion Veliaj: Ngaqë kopshtet publike po bëhen shumë herë më mirë se sa privatët, kemi edhe një kërkesë të jashtëzakonshme. Sot raportet janë 8 me 1; pra, për një vend në kopshtet publike ka 8 kërkesa. Për sa kohë që ka vetëm një vend për çdo 8 kërkesa, 7 do mërziten, por ajo që kemi bërë me shumë kujdes është që t’i japim prioritet atyre që prej kushteve ekonomike, dhe situatës sociale që kanë në familje, të kenë prioritet dhe të ndiejnë ndihmën e Bashkisë

Bashkia e Tiranës do të vijojë punën me çerdhet dhe kopshtet duke subvencionuar në të njëjtën kohë edhe shërbimin që marrin fëmijët.

Erion Veliaj:“Të gjitha shërbimet në kopshtet e çerdhet tona subvencionohen nga bashkia, jo në përmasat 1 me 2, por në përmasën 1 me 7, ose 1 me 8; pra për çdo një lek që paguan dikush në shërbimin publik të kopshtit e çerdhes, Bashkia vë 7 apo 8 lekë. Do të thotë që jemi në një situatë ku një pjesë e madhe e taksave të Bashkisë shkon vetëm për të subvencionuar këto shërbime. Duam të vazhdojmë në të ardhmen, ama duam gjithashtu që të kuptojmë se ka një kosto financiare që Bashkia është e përgatitur ta përballojë, por kjo do të kërkojë edhe pak ndihmë dhe kontribut nga komuniteti”

Bashkia e Tiranës garanton prindërit se po punohet që në të gjithë këto institucione do të investohet për të garantuar të gjithë sistemin e ndrojtjes për të përballuar dimrin e ftohtë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat