Tirana sonte me koncert për Krishtlindje

Tirana

Tirana sonte me koncert për Krishtlindje

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 11:14
Pamje nga Tirana

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka uruar gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Hey, të presim sot për koncertin e Krishtlindjeve te sheshi ‘Skënderbej’ në orën 19:30

Vishu trashë e sill me vete gëzim. Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Veliaj.

Më tej ai shton se në këto ditë festash në çdo cep të qytetit ka energji pozitive.

Ai publikon një video në Facebook, ku thotë se ndihet shumë i lumtur që edhe për fëmijët nga familje në nevojë dhjetori ishte muaji më i madh i solidaritetit në Tiranë.

“Motiv që në 2018-ën të bëjmë akoma më shumë!”, shkruan Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat