Në Tiranë, sheshi Skënderbej ishte epiqendra e festimeve, ku pjesëmarrësit në koncertin e organizuar nga Bashkia shijuan edhe spektaklin e fishekzjarreve dhe rrokën gotat në sekondat e para të këtij viti.
Me fishekzjarrë ky vit u prit gjithashtu në qytetet kryesore të vendit, si në Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Fier e Korçë.
Fatmirësisht deri më tani nuk ka raportime për ndonjë incident, ndërkohë që Policia e Shtetit thotë se është në gatishmëri maksimale me masa sigurie shtesë.