Sherr mes nxënësve në një gjimnaz të Tiranës, procedohen adoleshentët

Tirana

Sherr mes nxënësve në një gjimnaz të Tiranës, procedohen adoleshentët

Më: 9 janar 2018 Në ora: 20:03
Ilustrim

Tri adoleshentë nga Tirana do të ndiqen penalisht, për shkak se pas një sherri me dy bashkëmoshatarë kanë përdorur mjete prerëse duke iu shkaktuar këtyre të fundit plagosje të lehta. Të tre shtetasit përkatësisht me inicialet E.H, G.K, V.Gj që janë 16, 17 dhe 18 vjeç dyshohet se në rrugën “Zenel Boçi” në një gjimnaz kanë goditur me mjete të ndryshme, kryesisht prerëse shtetasit R.B dhe J.S të dy të moshës 17 vjeç.

Materialet në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë së Tiranës. Kanë qenë dhe mbeten të shumta rastet e dhunës nëpër gjimnazet e kryeqytetit dhe të Shqipërisë. Ndaj tyre rëndon akuza e plagosjes së lehtë dhe e kuptimit të bashkëpunimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat