Ndotja në Tiranë gjatë 3 viteve të fundit ka qenë në nivele alarmante.
Ky është thelbi i sondazhit të “Numbeo”-s për ndotjen, të kryer me të dhëna të mbledhura gjatë 3 viteve të fundit.
Problemet kryesore të ndotjes përfshijnë pastërtinë e ajrit, pastërtinë e ujit të pijshëm si edhe hedhjen e mbetjeve.
“Numbeo” është një faqe e cila mbledh të dhëna të ndryshme për vende nga e gjithë bota.
Nga këto të dhëna përllogariten edhe treguesi të ndryshëm si perceptimi për ndotjen, krimin, cilësia e jetesës, kosto e jetesës etj.
Treguesi i ndotjes është përllogaritur nga të dhëna të mbledhura nëpërmjet anketimeve të vizitorëve të kësaj faqeje.
Metodologjia e përpunimit të të dhënave është e ngjashme me atë të anketimeve qeveritare apo shkencore.
Të dhënat e faqes “Numbeo” citohen nga shumë media prestigjioze ndërkombëtare