Konviktet në Tiranë: Kushtet në Qytetin Studenti, skandaloze

Tirana

Konviktet në Tiranë: Kushtet në Qytetin Studenti, skandaloze

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 09:04
Konviktet në Tiranë

Sipas një raporti të hartuar nga Qëndresa Qytetare të bërë me të rinjtë që banojnë aktualisht në konvikte, kushtet higjeno-sanitare në Qytetin Studenti janë skandaloze.

Mbi 70% e studentëve shprehen se kushtet në banjot e konvikteve janë nga shumë keq ose keq dhe rreth 70% e studentëve janë përgjigjur se nuk kanë kryer as vizitë as analiza mjekësore për të vërtetuar se nuk kanë ndonjë sëmundje ngjitëse infektive.

ANALIZE E KUSHTEVE HIGJIENO - SANITARE NE KONVIKTET E QYTETIT STUDENTI

Rezidenca Studentore Universitare nr. 1, e njohur ndryshe si Qyteti Studenti është konvikti më i madh në vend ku aktualisht akomodohen rreth 5300 studentë në 27 godina të ndara sipas gjinisë, raporton shqiptarja.com. Me iniciativën e një grupi studentësh që banojnë në Qytetin Studenti, dhe me indicien e një sërë artikujsh dhe emisionesh investigative mbi kushtet e rënda të jetesës në këto godina, Qëndresa Qytetare zhvilloi një pyetësor drejtuar studentëve që banojnë aktualisht në këtë rezidencë për të marrë një informacion real dhe të vërtetë mbi kushtet e tualeteve, korridoreve dhe higjienës në ambientet ku ata kalojnë pjesën më të madhe të ditës.

Fokusi i pyetësorit u shtri gjithashtu edhe në një aspekt tjetër që përben rrezik real për përhapjen e sëmundjeve në ambientet e jetesës se përbashket. Sipas rregullores se Qytetit Studenti, në momentin e regjistrimit çdo student duhet të sjellë një paketë dokumentash ku në të është i përfshire edhe një dokument mjekësor i lëshuar nga mjeku i familjes ose urgjenca e Qytetit Studenti që vërteton se individi nuk mbart sëmundje ngjitëse të cilat mund të përbëjnë risk edhe për bashkëjetuesit në ambientet e konvikteve.

METODOLOGJIA DHE DETAJET E KAMPIONIMIT

Për realizimin e kësaj analize është përdorur një metodologji që konsiston në mbledhjen e të dhënave primare. Për të siguruar të dhënat primare janë hartuar pyetësorë standart të cilët janë plotësuar nga studentët që banojnë në Qytetin Studenti. Pyetësorët tentojnë të përcaktojnë një lidhje midis asaj që studentët mendojnë për kushtet higjieno-sanitare në konvikt si edhe për vërtetimin mjekoligjor, dokument ky që shërben për t'u regjistruar në konvikt në fillim të vitit dhe impaktit që këto kushte kanë në ekuilibrin midis jetës së tyre shëndetësore dhe kushteve të jetesës.

Për këtë janë hartuar pyetësorë të plotësuar në mënyrë rastësore nga 300 studentë të moshës 18-27 vjeç, ku mosha mesatare e studentëve që banojnë në Qytetin Studenti është 20 vjeç. Numri i viteve që theksohet më së shumti për qëndrimin e studentëve pranë konvikteve është deri në dy vjet por qëndrimi i tyre varion minimalisht, duke nisur nga 1 vit dhe maksimalisht deri ne 6 vjet. Rezultatet e pyetësorit, përveç dëshmisë së këtij perceptimi do të ndihmojnë në dhënien e disa zgjidhjeve, mbështetur në rezultate, për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve higjieno-sanitare dhe reduktimin e marrjes së raportit mjeko-ligjor fiktivisht.

Teknika e përdorur është me anë të intervistës së drejtëpërdrejtë, ku pyetësoret janë plotësuar bazuar në deklarimet  individuale të studentëve, me nje zgjedhje rastësore me hap të barabartë me 5 studentë dhe me nivel besueshmërie 95% dhe marzhi i gabimit 50%. Kryesisht përgjigjet e pyetësorit janë mbështetur duke përdorur pyetjet e mbyllura dhe të shkurtra, me qarkim, me përgjigje po/jo dhe shumë keq/shumë mirë. Nga përzgjedhja rastësore e studentëve vërejmë që 71. 40/o (214 femra) që janë anketuar i përkasin gjinisë femërore dhe 28.6% (86 meshkuj) përkasin gjinisë mashkullore.

Vërtetimi mjekësor për praninë e sëmundjeve ngjitëse

Pyetjes nëse studentët e kanë marrë raportin mjeko - ligjor, që është kusht për t'u regjistruar në Qytetin Studenti, me apo pa vizite mjekësore, rreth 70% e studentëve janë përgjigjur se nuk kanë kryer as vizitë as analiza, ndërsa 30% e tyre kanë pohuar se mjeku ka zhvilluar një vizite përpara se të firmoste raportin e tyre mjekësor. Ky rezultat na le të kuptojmë se 70% e studentëve janë potencialisht të rrezikshëm për çdo student nëse mbartin një sëmundje ngjitëse.

Të gjithë studentët që janë të pajisur me kartë shëndeti  dhe vërtetim nga universiteti duhet ta marrin falas raportin mjeko-ligjor. Nga pyetësori del se rreth 47% e tyre kanë paguar rryshfet për të marrë vërtetimin  me ose pa vizitë mjekësore. Pra, kemi një situatë absurde ku mjekët jo vetëm që nuk të vizitojnë por marrin edhe rryshfet për të firmosur këtë dokument. Sa i përket institucionit se ku e kanë marrë vërtetimin mjekësor studentët, 60% e tyre janë përgjigjur se e kanë marrë pranë mjekut të familjes dhe rreth 37% pranë Urgjencës së Qytetit Studenti.

Higjena në tualetet e Qytetit Studenti

Si do i vleresoni kushtet e higjenes se tualeteve te konvikteve?

Pyetjes mbi vleresimin e kushteve te higjienes ne tualetet e rezidences universitare nr. 1, 34.5% e studentëve janë përgjigjur shumë keq, 30% keq, 33% mirë dhe vetëm 2.5% shumë mirë. Kjo pakënaqësi lidhet me përditshmërine e tyre që fillon me oraret, temperaturën e ujit, mungesën e mjeteve kryesore dhe mungesën e një infrastrukture dinjitoze. Duke e konsideruar si elementin kryesor të higjienës në tualete, studentët janë pyetur nëse ka ujë të rrjedhshëm në to. 68% e të pyeturve pohojnë se tualetet e godinës së tyre nuk kanë ujë të rrjedhshem, ndërsa 32% pohojnë se në tualetet e godinës së tyre ka ujë të rrjedhshëm.

Referuar pranisë se produkteve kryesore të higjienës që duhet të përmbajë tualeti, siç janë sapunët dhe letrat higjenike, produkte të cilat duhet të jenë prezente në çdo tualet normal, dhe që presupozohet se blihen me paratë që paguajnë studentët për tarifën e akomodimit, sipas 99% të studentëve të pyetur në tualetet e Qytetit Studenti nuk ka as sapune as letra higjienike të vëna në dispozicion nga Drejtoria e rezidences universitare nr. 1. Një tualet sipas standarteve minimale normalisht duhet të ketë të paktën një derë funksionale. Sipas 86% të studenteve të pyetur tualetet e godinave të tyre nuk funksionojnë, ndërsa vetëm 14% e tyre pohojne se dyert e tualeteve të godinave të konviktit janë funksionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat