Veliaj paralajmëron kompanitë e autobuzëve: Modernizoni flotat, përkundrazi... - Bota Sot
Veliaj paralajmëron kompanitë e autobuzëve: Modernizoni flotat, përkundrazi...

Tirana

Veliaj paralajmëron kompanitë e autobuzëve: Modernizoni flotat, përkundrazi...

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:18
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka paralajmëruar kompanitë e transportit në kryeqytet që të nisin përpjekjet për të ndryshuar flotën e vjetëruar të autobuzëve që përdoren për transportin urban, në të kundërt bashkia do të gjejë të tjera zgjedhje alternative.

“Mezi pres që të fillojmë me disa projekte për transportin publik. E kam thënë edhe më parë: nëse kompanitë e transportit nuk na përgjigjen për të modernizuar flotën me autobusë të gjelbër, atëherë sigurisht do të jemi gati. Ndaj sot diskutuam se si do të fillojmë me disa projekte konkrete, duke besuar gjithmonë se më e mira është përpara”, deklaroi Veliaj.

Veliaj i dha deklaratat gjatë takimit me homologun italian të qytetit të Veronës, të cilit i dhuroi dhe çelësin e Tiranës. Veliaj paralajmëroi gjithashtu dhe nisjen e një sërë projektesh me qytetin e Veronës.

“Një qytet që po rritet, po zhvillohet në mënyrë të rëndësishme. Duam të jemi në sinergji me një kryeqytet si Tirana sepse të punuarit së bashku, do të thotë të rritemi bashkë; rritje për ju, rritje për ne. Kështu që, pajtohem me faktin se më e mira ende nuk ka ardhur”, tha kryebashkiaku i Veronës, Sboarina.

Ai vlerësoi marrëdhëniet mes dy bashkive për hartimin dhe zbatimin e një sërë projektesh të rëndësishme, ku Bashkia e Veronës ka një eksperiencë të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat