Pamjet shqetësuese! Policët e Bashkisë në Tiranë godasin qytetarin - Bota Sot
Pamjet shqetësuese! Policët e Bashkisë në Tiranë godasin qytetarin

Tirana

Pamjet shqetësuese! Policët e Bashkisë në Tiranë godasin qytetarin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:44
Pamje nga video

Policia Bashkiake e Tiranës dhunon në pronën e tij një qytetar, për arsye që mbeten ende të paqarta.

Përmes një video- je, ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet e një përplasje fizik mes një qytetari dhe disa efektivëve të policisë bashkiake të Tiranës.

Berisha poston në rrjetin social po ashtu dhe denoncimin e qytetarit që ka bërë të mundur publikimin e videos.

Bandat me uniforme te Lal Plehut keqtrajtojne si kriminel qytetarin!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“Doktor mirembrema. 

Falangat e policis bashkiake, terrorizojn njerezit, te vobektet, diten per diell , ne pronen e tyre. 

Shikoni, ju lutem sesi godasin qytetarin nen pushtetin e uniformes! 

Per me teper denoncojn te dhunuarin si dhunues! 

O zot ku jetojm! 

Shpresen tek denoncimet tuaja.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat