Shifra alarmante të të prekurve nga fruthi, 115 vetëm në Tiranë - Bota Sot
Shifra alarmante të të prekurve nga fruthi, 115 vetëm në Tiranë

Tirana

Shifra alarmante të të prekurve nga fruthi, 115 vetëm në Tiranë

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 23:17
Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë shifrat e të prekurve nga fruthi, ku në total janë 163 të infektuar, 115 prej të cilëve në Tiranë.
Shumica e të prekurve, janë fëmijë nën moshën 2 vjeç, ndërsa pjesa tjetër të grupmoshave të viteve ’80-’90.

Për të frenuar përmasat e epidemisë dhe për shkak se fruthi ka shënuar edhe dy raste të fëmijëve në moshë shkollore që kanë kryer të dyja dozat e vaksinës në moshën 1 dhe 5 vjeç, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plan masash duke filluar nga rritja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore, deri tek kontrollet në institucionet arsimore për të gjitha rastet e konstatura si dhe vaksinimin e grupeve në risk.

Ndërkaq, një komitet i posaçëm po merret me verifikimin e fruth rubeolës në vend si dhe po përgatit programin e vaksinimit dhe të survejancës së kësaj sëmundje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dha së fundmi alarmin për katërfishimin e rasteve në Europë. Mbi 21 mijë persona janë prekur nga kjo sëmundje infektive, ku 35 prej tyre kanë humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat