I dehuri pret damarët në mes të Tiranës - Bota Sot
I dehuri pret damarët në mes të Tiranës

Tirana

I dehuri pret damarët në mes të Tiranës

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 21:20
Stacioni i policisë në Tiranë

Një 58-vjeçar ka ngjallur panik në kryeqytet me veprimin e tij.

F.S ka prerë damarët me një thikë. Policia bën të ditur se sonte rreth orës 20.15 në rrugën  e "Elbasanit", F.S, banues në Tirane,  nen efektin e alkoolit ka prerë damarët e njërës dore me thike.

58-vjeçari është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga kontrolli fizik i bërë nga policia ju gjet në xhep thika me të cilën ka prere damarët e dorës

“Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”, - thotë Policia e Tiranës përmes një njoftimi paraprak.

Videon mund ta shikoni te Mediat Shqiptare, duke klikuar KËTU.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat