Policia rrugore rrit kontrollet në Tiranë, vendosen 134 gjoba - Bota Sot
Policia rrugore rrit kontrollet në Tiranë, vendosen 134 gjoba

Tirana

Policia rrugore rrit kontrollet në Tiranë, vendosen 134 gjoba

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 10:52
Ilustrim

Situata e motit në kryeqytet ka sjell dhe shtim të masave të policisë rrugore në akset rrugore urbane.

Policia Rrugore e Tiranës, nis kontrolle me shërbime të shtuara për evidentimin dhe ndëshkimin e përdoruesve të rrugës që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, nuk u japin përparësi këmbësorëve si dhe parkojnë mjetet në mënyrë të parregullt brenda komplekseve të tyre të banimit, duke krijuar konfuzion dhe vështirësi në qarkullim, kryesisht në oraret e mëngjesit.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka nisur fazën e evidentimit dhe njoftimit të pronarëve të mjeteve, që kanë zënë për një kohë të gjatë hapësirat publike, mjetet dukshëm të braktisura apo ata që shfrytëzojnë hapësirën publike për tregje shitjeje, duke u lënë njoftimin me afatin e përcaktuar, për të marrë masa për heqjen e tyre nga rruga.

Janë vendosur 134 masa nga të cilat 45 për qarkullim në korsitë e dedikuara për shërbimin publik, 75 për parkime të gabuara, 14 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Janë njoftuar 125 pronarë mjetesh dukshëm të braktisura ose të vendosura për shitje në hapësirat publike, që të lirojnë hapësirën e zënë brenda 15 ditësh. Në të kundërt do t’i nënshtrohen sanksioneve ligjore që parashikon Kodi Rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat