E zë masivi i dheut, humb jetën 26-vjeçari në Tiranë

Tirana

E zë masivi i dheut, humb jetën 26-vjeçari në Tiranë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 15:10
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë dhe shokuese ka ndodhur në fshatin Shkozë të Tiranës. Shtetasi A.R 26 vjeç ka humbur jetën teksa ishte duke gërmuar për skrap. Ngjarja ndodhi pranë punimeve të rrugëve në Unazën e Madhe.

Të riun e ka zënë masivi i dheut. E gjitha ka ndodhur pranë ish-uzinës të Auto-traktorëve në Shkozë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat