Video tronditëse pas shpërthimit në Tiranë (kujdes: pamje të rënda)

Tirana

Video tronditëse pas shpërthimit në Tiranë (kujdes: pamje të rënda)

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:57
Ngjarja ka ndodhur në një servis celularësh, ku ka mbetur i plagosur rëndë punonjësi i servisit, i cili është rreth 25 vjeç.

Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Pjetër Budi”, ku ngjitesh për në Qytet Studenti. Ngjarja ka ndodhur në një servis celularësh, ku ka mbetur i plagosur rëndë punonjësi i servisit, i cili është rreth 25 vjeç.

Siç duket edhe në videon e siguruar nga Tirana Today, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, madje xhamat kanë përfunduar në anën tjetër të rrugës. Sipas dëshmitarëve, policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ambulanca nuk ka mbërritur ende.

Punonjësi ndodhet në gjendje të rëndë, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Tirana Today.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat