Nxirren armët në Tiranë, 35-vjeçari qëllon pas sherrit me dy persona - Bota Sot
Nxirren armët në Tiranë, 35-vjeçari qëllon pas sherrit me dy persona

Tirana

Nxirren armët në Tiranë, 35-vjeçari qëllon pas sherrit me dy persona

Më: 15 mars 2018 Në ora: 11:07
Ilustrim

Një konflikt mes disa personave për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi në Tiranë. 

Siç bëhet me dije, 35-vjeçari Arben Hasani në rrugën “Muhamet Deliu”, për motive të dobëta është konfliktuar me A. C., dhe A.A.

Në sherr e sipëri, ai i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër, armë kjo që ai dispononte pa leje.

Policia me të marrë njoftim për këtë ngjarje ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së përdorur nga ai.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materiale hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat  penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kanosja".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat