Bashkia largon mbetjet tek Astiri. Aksioni i radhës te Fresku dhe Liqeni i Thatë

Tirana

Bashkia largon mbetjet tek Astiri. Aksioni i radhës te Fresku dhe Liqeni i Thatë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 11:57
Ilustrim

Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion të gjerë për evadimin e mbetjeve në katër zona të ndryshme të kryeqytetit të cilat gjatë këtyre viteve kanë njohur një zhvillim të shpejtë, por jo urbanizim.

Përmes mjeteve të rënda të ndërmarrjes së Punëtorëve Nr. 1 dhe punonjësve është mundësuar që në katër pika të zonës së Astirit në kryeqytet të bëhet largimi i mbetjeve të ngurta dhe i grumbujve të plehrave të cilat ishin kthyer jo vetëm në burim infeksioni, por njëkohësisht edhe në rrezik aksidentesh.

Falë kësaj ndërhyrje jo vetëm që ky rrezik është shmangur, por njëkohësisht ka nisur puna edhe për rehabilitimin e këtyre shesheve në hapësira çlodhëse për  banorët e zonës së Astirit.

Me përmbylljen e aksionit në zonën e Astirit, Bashkia e Tiranës pritet që të nisë menjëherë punën edhe në zonën e FRESKUT si dhe në zonën e Liqenit të Thatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat