Armë dhe drogë, policia kontrolle të shumta në Tiranë. Pamjet e operacionit

Tirana

Armë dhe drogë, policia kontrolle të shumta në Tiranë. Pamjet e operacionit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 12:07
Policia Tiranë

Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrollet nga "Shqiponjat", Forcat e Operacioneve Speciale të Policisë së Tiranës, Patrullat e Përgjithshme si dhe nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë dy persona të cilët qarkullonin me armë zjarri, ku janë sekuestrua dy pistoleta, fishekë dhe doza me lëndë narkotike.

Shoqërohen për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë, 22 persona të tjerë, me precedentë penalë të mëparshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat