Rikonstruksioni i Teatrit të hapur afër fundit - Bota Sot
Rikonstruksioni i Teatrit të hapur afër fundit

Tirana

Rikonstruksioni i Teatrit të hapur afër fundit

Më: 24 mars 2018 Në ora: 15:30
Pamje nga aksioni

Nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve iu bashkua edhe Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar. 

Ata mbollën disa pemë rreth Amfiteatrit të Liqenit Artificial, i cili po rikonstruktohet për t’u shndërruar në Teatrin e Hapur të Tiranës, që gjatë pranverës dhe verës do të mirëpresë shumë aktivitete artistike.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se punimet për rikonstruksionin e Teatrit të Hapur janë shumë afër fundit. 

“Ky është një investim në natyrë, ku shpresoj që edhe ju do të sillni shfaqjet tuaja. Ndaj, jam shumë i lumtur që miqtë tanë të Orkestrës së RTSH na u bashkuan dhe për një çast lanë instrumentet e tyre, për të marrë një instrument tjetër, po aq të rëndësishëm për qytetin: lopatën, e për të na u bashkuar si një kor në këtë ‘muzikë të gjelbërimit’ që kemi ‘kënduar’ ditët e fundit. Ju falenderoj shumë!”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat