Arrestimi i 23 kuksianëve, qindra qytetarë para Drejtorisë së Policisë në Tiranë - Bota Sot
Arrestimi i 23 kuksianëve, qindra qytetarë para Drejtorisë së Policisë në Tiranë

Tirana

Arrestimi i 23 kuksianëve, qindra qytetarë para Drejtorisë së Policisë në Tiranë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 10:37
Pamje nga protesta

Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve ditën e djeshme për protestën në rrugën e Kombit.
Familjarët e të arrestuarve nga Kukësi, të mbështetur edhe nga qytetarë të Tiranës që prej mbrëmjes së djeshme po protestojnë para Drejtorisë së Policisë për të kërkuar lirimin e tyre.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën para Drejtorisë së Policisë, ndërsa numri i pjesëmarrësve po vjen e rritet më shumë. 23 kuksianët u arrestuan gjatë mesnatës, pasi akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës private dhe për dhunë ndaj forcave të policisë. Edhe pse u arrestuan në Kukës, ata janë sjellë në Tiranë, për motive që ende nuk dihen pasi policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Në një reagim të Avokatit të Popullit, bëhej e ditur, se policia ka shkelur proceduarat për arrestimin e tyre, ndërsa edhe trajtimi i tyre në komisariate në Tiranë, nuk ka qenë i mirë. Pakënaqësi ndaj policia ka pasur edhe nga familjarët e të arrestuarve, pasi sipas tyre, policia u shkuar në mesnatë në shtëpi duke u terrorizuar familjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat