Si transformohet një lagje tiranase kur banorët vendosin të mbjellin pemë - Bota Sot
Si transformohet një lagje tiranase kur banorët vendosin të mbjellin pemë

Tirana

Si transformohet një lagje tiranase kur banorët vendosin të mbjellin pemë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 21:12
Tiranë

Fushata e gjelbër në kryeqytet është shtrirë në çdo hapësirë komunitare, ku bashkë me Bashkinë e Tiranës, qytetarë të ndryshëm janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e aksioneve për mbjelljen e pemëve, si një mundësi për të jetuar shëndetshëm.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në Facebook se si është transformuar një bllok pallatesh pranë ZRRP falë vullnetit të vetë banorëve të cilët me kanë mbjellë 70 pemë të reja duke krijuar një terren të këndshëm shëtitës e duke siguruar hije, ngjyra dhe cilësi.

“Kur e nisim ditën me vullnet për të punuar dhe jo llafe, nxjerrim vepra për t'u marrë shembull! Bravo z. Kujtim Manrea i cili me dëshirën e tij dhe mbështetjen nga banorët, e shndërruan lulishten mes pallateve, në një hapësirë të gjelbër me 70 pemë”, shkruan Veliaj.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat