Kur të vjedhin “mbijetesën”... nëpër fshatrat e Tiranë po bëhet nami

Tirana

Kur të vjedhin “mbijetesën”... nëpër fshatrat e Tiranë po bëhet nami

Më: 9 prill 2018 Në ora: 16:07
Ilustrim

Vjedhjet e bagëtive janë kthyer në një fenomen shqetësues në të gjithë vendin, por përveç zonave të thella autorët po godasin edhe fshatrat pranë kryeqytetit.

Të vetmin burim të ardhurash familja Ithi në fshatin Kasall, rreth 20 kilometra nga Tirana kishte lopët që iu vodhën pak kohë më parë.

“Më kanë vjedh 4 krer lopë në orën 2 të natës. Kanë dalë nga këtu te Ura Tapizës. Një përllogaritje janë 6 milionë lekë të vjetra. Kam blerë lopë tjera me borxhe dhe ndihmën e të afërmve”, thotë Xhevahir Ithi.

Autorët ende nuk janë zbuluar nga policia, por familja Ithi ka frikë se hajdutët mund të kthehen sërish.

“Sigurisht që kemi frikë. Pasiguri është, po ka pas vjedhje tjera edhe pas meje. S’kemi të ardhura të tjera, as punë përveç kësaj. Apeli për shtetin është që të zbardhë ngjarjen dhe të më kthejë mallin”, shton Xhevahiri.

Vjedhje të lopëve kohët e fundit janë raportuar edhe në fshatra të tjera përrreth Tiranës, por edhe në fshatra të Fierit dhe Lushjnes.

Burime nga policia thonë se ky aktivitet kryhet nga grupe hajdutësh, që janë të lidhur me thertore, ose bagëtitë transportohen në zona të tjera larg nga aty ku vidhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat