Veliaj: Deri në 22 Prill do të mbjellim 122 mijë pemë në Tiranë - Bota Sot
Veliaj: Deri në 22 Prill do të mbjellim 122 mijë pemë në Tiranë

Tirana

Veliaj: Deri në 22 Prill do të mbjellim 122 mijë pemë në Tiranë

Më: 14 prill 2018 Në ora: 14:23
Vijon mbjellja e pemëve në kryeqytet

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve. Gjatë mbjelljes së pemëve në parkun e Farkës Veliaj u shpreh se  numri i pemëve të mbjella në kryeqytet do t’i kalojë 122 mijë deri në ditën e tokës  që është 22 prilli.

Vijon mbjellja e pemëve në kryeqytet duke rritur në këtë mënyrë sipërfaqet e gjelbra. 

Kreu i bashkisë Erjon Veliaj gjatë mbjelljes së pemëve në parkun e Farkës u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e madhe, e po aq i madh edhe numri i donatorëve që kanë kontribuar.

 Veliaj tha se deri në ditën e tokës do të arrihet objektivi për mbjelljen e 122 mijë pemëve.

Në aksionin e mbjelljes së pemëve në Farkë morën pjesë edhe  punonjës të Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Agim Kraja të cilët dhanë kontributin e tyre

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat