Mashtrimi me biletat e avionëve, arrestohet drejtuesja e një agjencie në Tiranë - Bota Sot
Mashtrimi me biletat e avionëve, arrestohet drejtuesja e një agjencie në Tiranë

Tirana

Mashtrimi me biletat e avionëve, arrestohet drejtuesja e një agjencie në Tiranë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Ashtu siç paralajmëroi Top Channel pak ditë më parë, disa agjenci udhëtimesh po hetoheshin nga Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar për skema mashtrimi me biletat e avionit.

Të paktën 3 qytetarë janë mashtruar nga një agjenci udhëtimesh, që ndodhet në bulevardin “Zhan d’Ark” në kryeqytet. Pronarja e saj u arrestua nga Policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit dhe fshehjes së të ardhurave.

Hetimi për shtetasen Klarita Sadikaj kishte nisur që në datën 27 korrik, kur është bërë denoncimi i parë. Qytetarët kishin prenotuar bileta udhëtimi, por agjencia dyshohet se i ka anuluar ato, duke përvetësuar shuma parash që varionin deri në 1.500 euro. Ndërkohë, disa qytetarëve të tjerë që kanë rënë prè e mashtrimit, një ditë më parë u ka mbërritur një “SMS” nga agjencia në fjalë.

“Përshëndetje, na ka ndodhur një fatkeqësi, Klara është në spital. Më ka lënë porosi se nuk e kam takuar, mos u nisni”.

Këtë të enjte, agjencia ishte e mbyllur, ndërkohë që qytetarë të tjerë ishin paraqitur herët në mëngjes për të kërkuar informacion. Kjo agjenci, në fakt operonte në treg prej disa vitesh, por nuk dihen shkaqet që e kanë çuar të mashtronte klientët.

Për të shmangur skema të tilla, ekspertët sugjerojnë që qytetarët të konfirmojnë biletat pranë kompanive ajrore, ose t’u drejtohen agjencive serioze. Një alternativë tjetër është prenotimi “online” nga vet qytetarët, nëpërmjet llogarive të tyre bankare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...