Sherr mes dy grave tek Pazari i ri në Tiranë

Tirana

Sherr mes dy grave tek Pazari i ri në Tiranë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 20:27
Pazari i ri

Një sherr mes dy grav ka ndodhur në zonën e qendrës së Tiranës, pranë pazarit të ri.

Dy gra janë përleshur mes tyre për arsye të pazbardhura nga ana e policisë së shtetit, e cila ka informuar këtë të premte mbi ngjarjen.

Gruaja me inicialet S.O, 42 vjeçare, ka goditur një tjetër grua 55 vjeçare, e identifikuar me inicialet L.M. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme tek “Pazari i ri”.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 02. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S. O., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi tek “Pazari i Ri”, ka goditur me grusht shtetasen L. M., vjeçe 55, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat