Ngjarja e plotë: Ja si ndodhi aksidenti me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Tirana

Ngjarja e plotë: Ja si ndodhi aksidenti me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kodër Kamzë ku një grua e identifikuar si Rozina Koleci ka humbur kontrollin e mjetit të saj duke përplasur fillimisht një biçiklist, 29-vjeçarin Ramazan Isha dhe më pas një grua, Valbona Ndreun së bashku me dy vajzat e saj 7 dhe 6 vjeç.

Për pasojë ka mbetur e vdekur 7-vjeçarja E.N dhe pas saj është deklaruar i vdekur nga policia dhe 29-vjeçari Ramazan Isha.

Në spital ndodhet në gjendje të rëndë e vogla 6-vjeçare, e cila sipas mjekëve ndodhet në sallën e operimit.

Gjithashtu dhe nëna e 2 vajzave Valbona Ndreu është dërguar me urgjencë në spital me plagë.

Ngjarja:

Gruaja shofere Rozina Koleci 38 vjeç ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe fillimisht është përplasur me biçiklistin, Ramazan Isha dhe më pas me bordurën e rrugës ku prisnin të kapërcenin rrugën nëna Valbona Ndreu me dy vajzat.

Vajza 7 vjeç, E.N ka ndërruar jetë në moment, ndërsa më pas dhe biçiklisti Ramazan Isha.

Ndërsa drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Koleci është shoqëruar në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat