Do gjobiteni pa e ditur! Në Tiranë futen "spiunët" e rregullave të qarkullimit

Tirana

Do gjobiteni pa e ditur! Në Tiranë futen "spiunët" e rregullave të qarkullimit

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:11
Tiranë

Në akset më problematikë por dhe në ato kryesorë ku ngarkesa është e lartë ka nisur skema e re e verifikimit për shkeljet rrugore.

Pasi konstatojnë shkelësit dhe i fotografojnë, ata e përcjellin informacionin te patrulla me e afërt e policisë e cila nisur nga shkelja vendos penalitetin ndaj drejtuesit të mjetet apo motoçikletave.

Në këtë mënyrë synohet të parandalohen aksidentet. vetë drejtuesit e mjeteve nuk e cilësojnë të drejtë madje thonë se kjo metodë është rikthim në kohën e komunizmit.

Shoferi: Duket si në kohën e Enverit, na kanë vënë spiunë pas. Duket sikur po kthehet koha e kaluar.

Pranojnë se u jep më shumë përgjegjësi në drejtimin e mjetit por nuk e mohojnë se ndihen nen presion.

Shoferi: Na shkakton frikë se nuk dimë kë marrim në makinë. 

Por të tjerë e cilësojnë të drejtë.  Kjo metodë që u aplikua për herë të parë në Tiranë do të përdoret edhe në qytetet e tjera të vendit. Vetëm ditën e enjte përmes agjentëve verifikues civil Policia e Shtetit ndëshkoi në kryeqytet rreth 350 drejtues mjetesh dhe motomjetesh ndërsa u vendosen në pranga 14 të tjerë për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat