Remontet në linja, stakohet energjia sot në disa zona të Tiranës

Tirana

Remontet në linja, stakohet energjia sot në disa zona të Tiranës

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Sot më 30 gusht do të stakohet energjia elektrike për një rrugë dhe tre fshatra në Tiranë.

OSHEE njoftoi se: “për shkak të punimeve të planifikuara në kabinën Alba Flor 20 Kv, në vijim të masave për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes, më datë 30 gusht, nga ora 10:00-12:00, do të ketë stakim të energjisë elektrike në fiderin L9 të nst Qendër.

Për pasojë do të mbetet pa energji rruga “Islam Alla” pjesërisht si dhe fshatrat Krekës, Shënvasil, Nivicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat