Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e gazetares Klodiana Lala

Tirana

Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e gazetares Klodiana Lala

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:29
Klodiana Lala

Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e gazetares së “News24” Klodiana Lala.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 03:00- 03:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija”, Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së  babait të saj.

Mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. Lala, rreth 64 vjeç, babai i gazetares.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka dëme në njerëz.

Mësohet se plumbat kanë dëmtuar dritaret, derën dhe muret e banesës.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Siç duket edhe në foto, plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme te saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.

Në çastin e të shtënave, në banesë ndodheshin familjarët e gazetares Lala vëllai, babai, ndërsa vetë ajo së bashku me dy vajzat e mitura, ishin aty deri në orët e vona të mbrëmjes.

Shtëpia e prindërve është si një shtëpi e dytë për gazetaren Klodiana Lala, pasi në pjesën më të madhe të ditës, prindërit e saj mbajnë vajzat e vogla të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat