10-vite nga binjakëzimi Tiranë-Pekin, Veliaj: Tirana epiqendër e marrëdhënieve të Europës me Kinën

Tirana

10-vite nga binjakëzimi Tiranë-Pekin, Veliaj: Tirana epiqendër e marrëdhënieve të Europës me Kinën

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:56
Erion Veliaj dhe Yan Aoshuang

Në 10-vjetorin e binjakëzimit mes dy kryeqyteteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të veçantë një delegacion të lartë kinez,

Tirana është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Forumit të Bashkëpunimi 16+1 në nivelin e kryetarëve të bashkive për vitin 2019, nismë e krijuar nga Kina, që synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor me 11 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vende të Ballkanit.

Veliaj shprehu bindjen se ky Forum i nivelit të lartë do ta kthejë Tiranën në një epiqendër të marrëdhënieve të Europës me Kinën. “Një nga gjërat që dakordësuam sot është se Tirana është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Forumit “Kina +16″, në nivelin e kryetarëve të bashkive për vitin 2019. Mund të themi se që sot, përveshëm mëngët për t’u përgatitur për të pritur në Tiranë delegacionin e qeverisë kineze dhe 16 kryetarët e bashkive të Europës Qëndrore dhe Lindore. Kjo do ta kthejë Tiranën në një epiqendër të marrëdhënieve të Europës me Kinën”, tha ai.

“Ka qenë një marrëdhënie e shkëlqyer në këtë dekadë të parë dhe mezi presim të nisim një bashkëpunim edhe më intensiv me Pekinin në fushën e transportit, investimeve dhe në fushën e kulturës dhe turizmit, sepse i shohim si baza të një marrëdhënie të shëndoshë për ta çuar më tej binjakëzimin tonë”, tha Veliaj, teksa në shenjë miqësie, i dorëzoi Nënkryetares së Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Bashkisë Pekin, Yan Aoshuang, edhe “Çelësin e Qytetit”.

Gjatë kësaj vizite, kryetarja e delegacionit Yan, Aoshuang dhe kryebashkiaku i Tiranës vizituan edhe Parkun e Liqenit, ku u përuruan edhe “Bisedkat kineze”, një vepër që përcjell traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri; kjo hapësirë do të shërbejë si një vend çlodhjeje, por edhe për biseda mes miqsh. Në mënyrë simbolike të miqësisë mes dy qyteteve, u mbollën edhe 24 bredha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat