Erion Veliaj shpërndan libra falas në Ndroq

Tirana

Erion Veliaj shpërndan libra falas në Ndroq

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 15:28
Erion Veliaj zgjodhi t’jua çojë vetë librat dhe gjithçka ju duhet për një vit shkollor, fëmijëve të familjes Hoxha në Ndroq.

Shpërndarja e librave falas për nxënësit deri në klasën e 4 dhe fëmijët e familjeve në nevojë po vijon në të gjithë vendin. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi t’jua çojë vetë librat dhe gjithçka ju duhet për një vit shkollor, fëmijëve të familjes Hoxha në Ndroq.

“Jam shumë i lumtur për faktin se kryeministri dhe ministrja e Arsimit vendosën që, për herë të parë të fillojë një risi në Shqipëri, që t’ju japë librat falas. Në fillim pyesja, a mund të ndryshojnë diçka librat falas? Por, kur mendon se një pako me libra kushton 20 mijë lekë, kur ke 4 fëmijë, çdo gjë që mund të vijë si ndihmë është shumë e vlerësuar. Ndaj, doja të vija vetë dhe zgjodhëm familjen tuaj sepse ju ka bekuar Zoti, me katër vajza. Më vjen mirë që edhe kolegët e bashkisë iu bashkuan ndihmës me veshmbathje e nevoja të tjera, që gocat të shkojnë me shumë gëzim në ditën e parë të shkollës”.

Sipas Kryebashkiakut, këtë vit shkollor fëmijët e kryeqytetit do të studiojnë në shkolla me infrastrukturë shumë herë më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat