Veliaj: Sauku i Vjetër, me kënd lojërash si në të gjithë Tiranën

Tirana

Veliaj: Sauku i Vjetër, me kënd lojërash si në të gjithë Tiranën

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 14:11
Erion Veliaj në zonën e Saukut

Një shesh që deri një ditë më parë përdorej si parking në zonën e Saukut, në kryeqytet, është kthyer në vend pushimi e argëtimi për komunitetin.

Zona që iu nënshtrua projektit të Bashkisë së Tiranës kufizohet nga rrugët “Herman Gmeiner” dhe “Selim Brahja” në Sauk. Për kryebashkiakun Veliaj, ky ishte një premtim i mbajtur, ndërsa tani u takon banorëve të kujdesen për ta ruajtur.

“Duhet që t’i mbrojmë, të sigurohemi që nuk prishen, që kur të vijë stina e pemëve të mbjellim pemë, që të dalim të gjithë me 10-a. Është shumë e rëndësishme që Sauku i Vjetër, jo vetëm të ketë lodra të mira, por të nxjerrë edhe çuna e goca, që nesër do të jenë kryetarë bashkie, futbollistë, doktoresha, deputetë, që nesër do të bëjnë gjëra të mrekullueshme për qytetin e Tiranës”, tha Veliaj.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Klodeta Dibra vlerësoi ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës dhe theksoi se mjafton vetëm vullneti i mirë dhe dëshira për t’iu kthyer buzëqeshjen fëmijëve të qytetit të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat