Kaos me trafikun në Tiranë, nuk punojnë semaforët

Tirana

Kaos me trafikun në Tiranë, nuk punojnë semaforët

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 09:35
Pamje nga Tirana

Mëngjesin e sotëm semaforët janë bllokuar në Tiranë.

Probleme ka në të gjithë pikat kryesore të kryqëzimeve në kryeqytet.

Shkak për këtë kaos është bërë mos-rakordimi kohor i semaforëve.

Kjo ka sjellë trafik të rënduar në pikat me lëvizje të lartë, siç është zona e 21 Dhjetorit, apo Qendër.

Ndërsa në pikat kryesore ku ka trafik ndodhet policia Rrugore e cila po punon për zgjidhjen e situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat