Arrestohet i riu në Tiranë, i jepte Audit i dehur

Tirana

Arrestohet i riu në Tiranë, i jepte Audit i dehur

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 23:01
Ilustrim

Një 28 vjeçar nga Tirana është arrestuar sot nga Policia.

Sipas njoftimit, është arrestuar në flagrancë i riu me inicialet E.C banues në Tiranë, pasi në rrugën e Elbasanit ka qenë duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur.

Mbi 28 vjeçarin rëndon akuza e “Drejtim i mjetit në gjendje të dehur”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 13.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat