“COSMIC S” tek “Zogu i Zi”

Tirana

“COSMIC S” tek “Zogu i Zi”

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 15:13
“COSMIC S” është instalacioni i realizuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha

“COSMIC S” është instalacioni i realizuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha. Vepra është vendosur në lulishten e rrethrrotullimit tek “Zogu I Zi”, në hyrje të Tiranës.

Inaugurimi i saj u bë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
 
“Pas një pune të jashtëzakonshme disamujore qyteti ka një dhuratë nga ata që janë gjithmonë qytetarë me zemër, me dashuri dhe me kokën mbrapa në Shqipëri. Është një dhuratë e dyfishtë: miqtë tanë libanezë kanë dhuruar infrastrukturën e ‘Zogut të Zi’ me shatërvanët, një hapësirë e gjelbëruar, që pastron ajrin në një zonë ku realisht ka trafik, ndërsa qershia mbi tortë është kryevepra e mikut tonë, Helidon Xhixha, i cili sot ka një reputacion të jashtëzakonshëm si një artist ndërkombëtar", tha Veliaj.
 
Veliaj vlerësoi punën e artistit Helidon Xhixha.
 
Megjithatë geni, rrënja dhe pasioni i shqiptarit është gjithmonë i dukshëm. Të jemi shumë mirënjohës! Ai sot është një nga artistët më të çmuar, veprat e tij kushtojnë miliona euro, por i kushtoi 3 muaj të jetës së tij krijimit të një kryevepre për Tiranën tonë, që vjen si simbolikë e fuqishme e transformimit të Tiranës, S-ja kozmike.
 
Instalacioni “Cosmic S” është projektuar si dy piramida të parregullta të balancuara me përpikmëri njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy përqasje të ndryshme, të dyja të domosdoshme për të bashkë-ekzistuar në një shoqëri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat