Hapet mensa e shtatë sociale në Tiranë

Tirana

Hapet mensa e shtatë sociale në Tiranë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:07

Pas rikonstruksionit të 3 mensave sociale ekzistuese dhe hapjes nga e para të 3 të tjerave, kryeqytetit i është shtuar edhe një mensë e re në Njësinë nr.7.

Në hapjen e saj mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi, të cilët së bashku shërbyen drekën për të moshuarit dhe personat në vështirësi ekonomike.

Kryebashkiaku theksoi se kjo mensë do të jetë një tjetër histori suksesi që do t’i vijë në ndihmë njerëzve të pamundur të Njësisë nr.7: “Është traditë e mrekullueshme dhe provon atë që kemi thënë prej kohësh: askush nuk e ka monopol ndihmën, solidaritetin; patjetër që shteti duhet të bëjë të vetën, bashkia po ashtu, ama kur secili merr një pjesë të barrës, gjithçka bëhet më e lehtë. Ndaj jam sot i bekuar, i lumtur dhe shumë i kënaqur që këtë barrë të ndihmës në komunitetet tona po e ndajmë me miqtë e Kryqit të Kuq”, tha Veliaj.

Në Tiranë funksionojnë aktualisht 7 mensa sociale, ku mund të marrin shërbim 800 vetë në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat