Zonat ‘e nxehta’ në Tiranë ku vajzat ngacmohen seksualisht

Tirana

Zonat ‘e nxehta’ në Tiranë ku vajzat ngacmohen seksualisht

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një studim i institutit Idra dhe UN Woman sjellin fakte tronditëse për ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave në disa qytete të Shqipërisë.

Studimi i titulluar “Ngacmimi seksual dhe llojet e tjera të dhunës me bazë gjinore në hapësirat publike në Shqipëri” duke trajtuar këtë fenomen sjell me detaje shkaqet e ngacmimeve të kësaj natyre.  Studimi është përqendruar në sigurinë e hapësirave urbane të bashkive në Tiranë, Durrës dhe Fier.

Për efekt të këtij studimi në qytetin e Tiranës janë zhvilluar gjithsej 350 intervista me gra dhe vajza, në zonën e njohur si “Astiri” dhe në qendër. Studimi mbërrin në përfundimin se, faktori më i lartë i rrezikut për zonën e “Astirit” konsiderohet të jetë mungesa e mjediseve të sigurta për gratë dhe vajzat, sidomos mbipopullimi i autobusëve.  Ndërsa për qendrën e Tiranës, faktori më i lartë i rrezikut konsiderohen të jenë burrat dhe djemtë që konsumojnë substanca narkotike.

Një tjetër problematikë që ky studim evidenton është rreziku si pasojë e ndriçimit të pakët në zona të ndryshme në kryeqytet, dhe mungesa e theksuar e policëve, sidomos në zonën e “Astirit”, fenomen që vërehet edhe në qytete të tjera.

Migena Kokero, drejtore e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë e Tiranës, tregon se ende ka shumë për të bërë.

“Bashkia e Tiranës sigurisht ka sektorin e barazisë gjinore, ku ka mbajtur një kontakt të veçantë jo vetëm me inciatorët, jo vetëm me gjetjet paraprake të këtij studimi, por sektori i barazisë gjinore i ka kushtuar një rëndësi të veçantë”, – shprehet ajo.

Gjetjet e këtij studimi janë një kambanë alarmi për autoritet vendore dhe qendrore përfshirë policinë për të frenuar ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave në ambientet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat