Dhjetëra pasagjerë të bllokuar në Rinas! Shkak anulimi i fluturimit

Tirana

Dhjetëra pasagjerë të bllokuar në Rinas! Shkak anulimi i fluturimit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:16
Dhjetëra pasagjerë të bllokuar në Rinas! Shkak anulimi i fluturimit

Dhjetëra pasagjerë që kishin planifikuar të udhëtonin pasditen e sotme prej aeroportit të Rinasit drejt Brukselit, po qëndrojnë prej më shumë se 4 orësh të bllokuar në aeroport.

Udhëtimi i tyre i planifikuar për t'u realizuar në orën 17. 40 minuta, është shtyrë për arsye të paqarta. Pasagjerët kanë ngritur shqetësimin në Report TV se deri më tani askush nuk u jep informacion për arsyet e shtyrjes, apo se kur do të mund të nisen.

Një pasagjer u shpreh se nga ana e kompanisë “TUI” ku kanë prerë edhe biletat, u është thënë vetëm se do të ndryshojnë aeroport për udhëtimin dhe se duhet të presin edhe për 2 orë të tjera për të udhëtuar drejt Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat