Kanceri i gjirit, Veliaj: Kontrolli i vazhdueshëm shpëton jetë

Tirana

Kanceri i gjirit, Veliaj: Kontrolli i vazhdueshëm shpëton jetë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 15:37
Kryetari i bashkisë, Veliaj

Tetori nuk është muaji i sensibilizimit vetëm për gratë, por edhe për burrat e tyre. Gratë duan mbështetje dhe kurajo jo vetëm për të bërë kontrollet rutinë, por edhe në rastet kur duhet të luftojnë me sëmundjen e rendë.

Nën moton “vrapo me shprese” të rinj dhe të reja vrapuan në pistën që rrethon liqenin artificial për të përcjellë mesazhin e shpëtimit të jetës.

Kryetari i bashkisë, Veliaj theksoi se kontrollet nuk kanë pse të ndalen në fund të muajit tetor, por të vijojnë gjatë gjithë vitit.

Sikur çdo mashkull shqiptar të këmbëngulë që nëna, motra, vajza e tij, një e afërme, kushërira, të bënte checkup-in për kancerin e gjirit, do të kishim sot të paktën të njëjtin kujdes për njeriun siç kemi edhe për makinën. Kjo e sotmja është një garë për të ndryshuar mentalitetin, për të ftuar djemtë dhe vajzat të bëhen pjesë e këtyre kauzave, ku njeriu, shëndeti, jo makina, jo rraqet, duhet të jenë epiqendra e vëmendjes sonë.

Në këto ditë që po diskutohet buxheti i bashkisë së Tiranës, Veliaj tha se banorët nga 10 pyetje 9 i kanë për të bërë rrugë për makinat e tyre ndërsa vetëm 1 pyetje është për gjelbërimin e zonës ku banojnë. Ndaj duhet të ndryshojmë mentalitetin tha Veliaj për t’i dhënë prioritet të jetuarit shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat