Aksidentet me motor ‘mbushin’ 24 orët e fundit në Tiranë, 4 përplasje, 4 të plagosur përfundojnë në spital

Tirana

Aksidentet me motor ‘mbushin’ 24 orët e fundit në Tiranë, 4 përplasje, 4 të plagosur përfundojnë në spital

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 06:45
FotoT

Në 24 orët e fundit, kanë ndodhur 4 aksidente me pasojë plagosje, në Tiranë. “e veçanta e tyre, është se në të 4 aksidente, janë përfshirë motorë.  Për pasojë ka edhe 4 persona të plagosur, të cilët përfunduan në spital.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 27. 10. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. Xh., vjeç 42 e 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, shtetasi A. L., duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Aprilia” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues E. Xh., për pasojë është dëmtuar A. L., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të i Kodit Penal.
Më datë 27. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I. D., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motorin tip “Yamaha” pa targë, ka aksidentuar këmbësoren I. A., e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i i Kodit Penal.
Më datë 27. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Th. M., vjeç 59, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Shefqet Ndroqi”, duke drejtuar motorin tip “Wuyang” , ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i i Kodit Penal.
Më datë 27. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K. K., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën Vorë – Rinas, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” , është përplasur me motorin tip “Lifan” me drejtues R. C., vjeç 57, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat