Bllokohet në aeroportin Nëna Tereza në Tiranë aeroplani “Air-Serbia” i linjës ajrore Tiranë- Beograd

Tirana

Bllokohet në aeroportin Nëna Tereza në Tiranë aeroplani “Air-Serbia” i linjës ajrore Tiranë- Beograd

Nga: Beqir SINA Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 09:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një avion i linjës ajrore “Air Serbia”, me itinerar nga Tirana drejt Beogradit që duhej të ishte nisur sot në mëngjesin e kësaj të ejte në orën 4:10(1  Nentor 2018) nuk ka mundur të nisjen mbasi si thanë disa punonjës të Aeroportit “Nëna Tereza “ në kryeqytetin shqiptar “është konstatuar nga eukuipazh serb një difekt teknik’.

Shkak është bërë difekti në elikën e djathtë t? motorit, ku për pasojë kan dalë disa problemeve teknike në avionin e kompanisë “Air-Serbia” - numri i fluturimiit YU-117, njofton "Bota sot" nga Tirana

Lajmi konfirmohet nga autoriteti aeroportual shqiptare që sqaruan  se një avion tjeter është nisur nga Beogradi pa pasagjerë dhe pritet të mbrrijë në orën në orën 1 pasdite në aeroportin e kryeqytetit shqiptar Tirane.

Avioni prej më shumë se 6 orë ka mbetur i ndalur në pistë për shkak të problemeve teknike.

Disa ekspertë teknikë kanë ndërhyrë sipas procedurave të parashikuara në të tilla raste. Të gjithë avionët e linjës serbe “Air Serbia” janë të prodhimit të vjetër thanë disa pasagjerë.

Ndërkohë, të gjithë ata që kishin planifikuar nisjen nga Beogradi për në destinacione të tjera do të informohen nga autoriteti aeroportual kur të mbrrijnë në atë vend.

Në mesin e udhëtarve ka të moshuar , gra dhe fëmijë njofton Bota sot nga Aeroporti “Nëna Terese” në kryeqytetin e shqiptarve Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat