Çantë e dyshimtë në një pallat në Tiranë, njoftohet njësia antieksploziv

Tirana

Çantë e dyshimtë në një pallat në Tiranë, njoftohet njësia antieksploziv

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Një çantë e dyshimtë është konstatuar në shkallët e një kompleksi pallatesh, në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, pasdeiten e sotme.

Kjo ka bërë që në vendngjarje të mbërrijnë menjëherë forca të policisë së Komisariatit 6, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Ndërkohë janë njoftuar edhe njësia antieksploziv, për të kontrolluar çantën, që dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat