Ndryshime në Prokurorinë e Tiranës, largohen disa krerë të organit të akuzës

Tirana

Ndryshime në Prokurorinë e Tiranës, largohen disa krerë të organit të akuzës

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 17:15
Ilustrim

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur ditën e sotme në nivel drejtuesi në Prokurorinë e Tiranës.

Top Channel mëson se Marieta Zaimi vendoset në krye të Task Forcës në vend të Deniona Katros.

Po ashtu, mësohet se Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në Prokurorinë e Tiranës zëvendësohet me Genci Qanen.

Ndryshim ka pasur edhe në Sektorin e Vrasjeve, ku Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi. Tre ish-shefat e sektorëve kalojnë prokurorë të thjeshtë te Prokuroria e Tiranës.

Ndërkohë është zgjeruar Task Forca e Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat