Noka me protestuesit: Veliaj ka fëmijë vetë, le të mendojë sikur t'ia lënë në rrugë

Tirana

Noka me protestuesit: Veliaj ka fëmijë vetë, le të mendojë sikur t'ia lënë në rrugë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:19
Deputeti i PD Flamur Noka

Deputeti i PD Flamur Noka, që po mbështet protestën e banorëve të Unazës së Re përpara bashkisë i bëri thirrje përmes mediave, ndërgjegjes së kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai solli ën vëmendje faktin se edhe ai vetë ëhstë prind i një fëmijë dhe duhet ta vërë veten në vendin e këtyre qytetarëve, që po u kërkohet të dalin në rrugë.

“PD është në mbështetje të këtyre qytetarëve, - tha Noka. -  Kryetari i bashkisë ka fëmijë vetë. Le të mendojë sikur ta nxjerrin në rrugë. Këta banorë askush nuk i ka dëgjuar. Dëmshpërblimi me vlerën e tregut një më një është kërkesa e këtyre banorëve.

Ata nuk janë kundër projektit, por ata nuk mund të trajtohen si qënie të dorës së dytë. Kanë të drejtën e tyre të protesonë. Hapat e tjerë do t’i vendosë komisioni organizator i protestës, ne si PD jemi në mbështetje të tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat