Veliaj: KE të mbështesë direkt bashkitë që janë të afta të zbatojnë projekte

Tirana

Veliaj: KE të mbështesë direkt bashkitë që janë të afta të zbatojnë projekte

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:03
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Europian zhvilloi në Tiranë takimin e 23-të me fokus Ballkanin Perëndimor, si një mundësi fantastike për shkëmbimin e ideve dhe përfitimit nga projektet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në hapjen e punimeve të Komitetit të Rajoneve të BE, ku merrnin pjesë drejtues vendorë, ekspertë dhe përfaqësues të vendeve të Bashkimit Europian.

Veliaj shprehu nevojën që Bashkimi Europian të mbështesë direkt njësitë vendore që janë të afta të implementojnë projekte dhe kanë treguar se performojnë më mirë: “Një nga bisedat që ne kemi bërë me kolegët e BE, ka ardhur koha që edhe Komisioni Europian të mbështesë direkt bashkitë që janë të afta të implementojnë dhe që mund të çojnë këto kauza përpara. Si unë, si Voltana që drejtojmë dy shoqatat e bashkive, marrim “feedback” konstant për nevojën për më shumë shkolla, kopshte, çerdhe, gjelbërim dhe kjo është një nga arsyet dhe kjo është një nga arsyet pse ne kërkojmë që edhe Komisioni Europian t’i shikojë bashkitë si një prioritet dhe partnerë në implementim”.

Kryetari i Bashkisë theksoi se vende si Shqipëria mund të përfitojnë nga përvoja dhe modelet e suksesshme të aplikuara në perëndim për t’i zbatuar ato: “Sot në mëngjes ishim duke diskutuar me kolegët në Parlament dhe besoj që do të kemi mbështetje bipartizane për çështje të tilla, për të dhënë disa incentiva për ekonominë e gjelbër, për të hequr taksat ose për t’i minimizuar taksat për autobusët elektrikë, për makinat elektrike. Pra ndonjëherë avantazhi i të qenit i paavantazhuar siç është Shqipëria një vend në zhvillim është që mund t’i kalosh menjëherë etapat dhe shumë etapa që qytetet i kanë kaluar në vitet ’90 me trame, me kabllo ne mund të kalojmë menjëherë aty ku është teknologjia më e fundit. Qofshin këto mjetet elektrike, qofshin këto biçikletat që hapen e mbyllen me celular, qofshin shumë prej nismave të gjelbra që nuk kanë nevojë të shpikim rrotën por mund të kapim qytetet evropiane në fazën ku ato janë sot”.

Veliaj theksoi se përtej bindjeve politike, të gjithë janë më të interesuar për të pasur qytete sa më funksionale dhe të jetueshme për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat